Osmani takon Zelenskyn: Askush si Kosova nuk i kupton dhimbjet e Ukrainës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar të enjten me homologun e saj ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Samitin me liderët evropian në Moldavi.
Ajo shkroi në Twitter se i ka shprehur solidaritetin e plotë të Kosovës për Ukrainën, derisa tha se askush nuk mund ta pengojë vullnetin e popullit për të qenë i lirë.
“Në momentet kur ka rëndësi se u qëndroni, unë i shpreha presidentit Volodymyr Zelensky solidaritetin tonë të plotë. Askush nuk e kupton dhimbjen, luftën dhe qëndrueshmërinë e Ukrainës më mirë se populli i Kosovës. Asgjë nuk mudn të pengojë vullnetin e një populli për të qenë i lirë”, shkroi ajo.