Osmani takon sërish kongresimin republikan Mike Lawler - NACIONALE

Osmani takon sërish kongresimin republikan Mike Lawler

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sërish kongresistin republikan Mike Lawler, me të cilin ka biseduar mundësitë e konkretizimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët.

Shefja e shtetit e ka përgëzuar kongresmenin për rizgjedhjen e tij.

“Pas një bisedë në New York disa muaj më parë, me Kongresistin republikan Mike Laëler u takuam këtë herë në Ëashington, D.C., për të parë mundësitë e konkretizimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët. E përgëzova për rizgjedhjen e tij dhe shpreha mirënjohje për përkushtimin dhe mbështetjen e tij në avancimin e synimeve tona strategjike të përbashkëta”, ka shkruar Osmani në profilin e tij në “Facebook”.

Lajme të ngjashme