Osmani takon Princin William: Folëm për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar Princin William të Wales-it në kuadër të ceremonisë Earthshot Prize në Singapor.
Pas takimit, Osmani njoftoi se diskutimet me Princin William u “fokusuan në bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar në tema si përkrahja e rinisë në projekte të agjendës së gjelbër si dhe në projekte për ndërgjegjësimin rreth çështjeve që lidhen me shëndetin mendor”.