Osmani takon presidentin finlandez: Partneriteti mes dy shteteve është synim i përbashkët - NACIONALE

Osmani takon presidentin finlandez: Partneriteti mes dy shteteve është synim i përbashkët

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani gjatë samitit në Komunitetin Politik Evropian ka takuar Presidentin e Finlandës, Alexander Stubb, të cilin ajo e cilësoi si mbështetës të kahmotshëm të Kosovës dhe të ardhmës euroatlantike të vendit tonë.

Presidentja Osmani me një postim në llogarinë e saj në “Facebook”, ka thënë se forcimi i partneritetit mes dy shteteve është synim i përbashkët i tyre.

"Forcimi i partneritetit Kosovë-Finlandë dhe rritja e bashkëpunimit në dobi të qytetarëve tanë mbetet angazhimi ynë i përbashkët", shkruan Osmani.

Lajme të ngjashme