Osmani takon presidentin e Sirisë: Kosova dhe Siria ndajnë plagë të njëjta - NACIONALE

Osmani takon presidentin e Sirisë: Kosova dhe Siria ndajnë plagë të njëjta

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot presidentin e Sirisë, Ahmed al Sharaa.

Ai ka bërë me dije se ky takim ka shërbyer për ta hapur kapituj të ri bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se Kosova dhe Siria ndajnë plagë të njëjta.

“Populli i Kosovës dhe populli i Sirisë kanë përjetuar vuajtje të panumërta nga regjime diktatoriale e gjenocidale, në luftën e tyre për të qenë të lirë. Sot, me Presidentin e Sirisë së lirë, z. Ahmed al Sharaa, kishim takimin tonë të parë për ta hapur kapituj të ri bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve tona. Kosova dhe Siria ndajnë plagë të njëjta: dhimbjen e luftës, shpërnguljen, e sfidat e rindërtimit, ndaj Kosova është e gatshme ta ndajë përvojën e saj në ndërtimin e institucioneve demokratike”, ka shkruar Osmani.

Lajme të ngjashme