Osmani takon Presidentin e Sierra Leones në Emiratet e Bashkuara Arabe - NACIONALE

Osmani takon Presidentin e Sierra Leones në Emiratet e Bashkuara Arabe

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar në Emiratet e Bashkuara Arabe me Presidentin e Sierra Leones, Julius Maada Bio.

Osmani ka bërë të ditur se në këtë takim është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, me qëllim të përfitimit të qytetarëve dhe adresimit të sfidave të përbashkëta.

Ajo theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar në ndërtimin e partneriteteve të forta dhe të qëndrueshme me vende të ndryshme në mbarë botën.

Lajme të ngjashme