Osmani takon Presidentin e ri të KE-së: Flasin për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit dhe Banjskën
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar Presidentin e ri të Këshillit Evropian, António Costa.
Ajo ka thënë se Kosova në Bashkimin Evropian është synimi për të cilin po punohet çdo ditë.
Në këtë takim është folur për sulmin terrorist në kanalin e Ibër Lepencit si dhe për sulmin në Bansjkë.
“Në dritë të zhvillimeve të fundit në fushën e sigurisë, duke përfshirë sulmin terrorist në infrastrukturën tonë kritike, ritheksova rëndësinë e angazhimit të përbashkët për ta ruajtur stabilitetin në Kosovë dhe në gjithë Ballkanin Perëndimor si dhe për të mbajtur përgjegjës autorët e këtij krimi, njësoj sikurse edhe autorët e aktit të agresionit në Banjskë të kryer poashtu nga Serbia dhe strukturat e saj.” – ka shkruar ajo në Facebook.
Më tej, Osmani ka thënë se avancimi i aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE dhe heqja e masave kufizuese do ishte mesazh i fuqishëm për të gjithë rajonin.
“Avancimi i aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE, si dhe heqja e masave kufizuese do të ishte një mesazh i fuqishëm për të gjithë rajonin se bashkërendimi me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së si dhe reformat në sundim të ligjit e demokraci janë parime mbi të cilat nuk bën të shkelet. Do të jepte mesazhin se linjëzimi me BE-në e jo me Rusinë, është ajo që të shtyen përpara. E mbi të gjitha, do të ishte proces i bazuar në punë, reforma e përkushtim ndaj vlerave të BE-së.” – ka shkruar ajo.
Statusi: