Osmani takon Presidentin e Kenias, diskutojnë forcimin e marrëdhënieve - NACIONALE

Osmani takon Presidentin e Kenias, diskutojnë forcimin e marrëdhënieve

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin e Kenias, Williams Ruto.

Osmani njoftoi në X se me të kanë biseduar për forcimin e marrëdhënieve në mes dy shteteve.

“Gjithmonë kam kënaqësi të takoj mikun e madh të Kosovës, Presidentin Williams Ruto dhe për të diskutuar hapat e ardhshëm në forcimin e marrëdhënieve tona dypalëshe, duke i afruar edhe më shumë njerëzit e Kosovës dhe Kenias”, ka shkruar Osmani.

Kujtojmë se shteti i Kenia e njohu shtetin e Kosovës pak javë me parë.

Lajme të ngjashme