Osmani takon Lajçakun: Në Bruksel për zhvillimet e fundit në rajon me theks për dialogun Kosovë- Serbi
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka bërë të ditur se ka takuar emisarin e Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.
Osmani në rrjetin social “X”, ka thënë se në këtë takim është folur për dialogun Kosovë-Serbi.
Ai ka thënë se përshpejtimi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE është kyç për rajonin dhe sigurinë e Evropës.
“Me Miroslav Lajçak në Bruksel për zhvillimet e fundit në rajon me theks për dialogun Kosovë- Serbi. Përshpejtimi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE është kyç për gjithë rajonin dhe për sigurinë dhe stabilitetin e Evropës.” – ka shkruar Osmani.
W/ @MiroslavLajcak in #Brussels, on the latest developments in the region with an emphasis on the Kosovo - Serbia dialogue. The accelerated #EU integration of #WB is crucial for the entire regional & European security and stability pic.twitter.com/aV7NgncldI
— Bujar Osmani (@Bujar_O) January 23, 2024