Osmani takon kryeministrin pakistanez, e falenderon për thellimin e bashkëpunimit me Kosovën
Ish-Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të pjesëmarrjes në “Antalya Diplomacy Forum”, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Pakistanit, Shehbaz Sharif, duke e cilësuar këtë takim si hap të rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.
Osmani bëri të ditur se gjatë bisedës me Sharifin ka shprehur mirënjohjen për angazhimin e tij të vazhdueshëm në thellimin e bashkëpunimit me Kosovën.
Ajo po ashtu vlerësoi rolin e Pakistanit në ndërmjetësimin e krizave globale, duke shtuar se ky angazhim pasqyron përkushtimin e këtij shteti për paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar.