Osmani takon kryeministrin çek: Çekia është një aleate e rëndësishme e Kosovës - NACIONALE

Osmani takon kryeministrin çek: Çekia është një aleate e rëndësishme e Kosovës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjatë Konferencës për Ndryshimet Klimatike, e cila po mbahet në Dubai, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar kryeministrin e Çekisë, Petr Fiala.

Në llogarinë e saj në platformën “X”, ajo ka shkruar se Çekia është një aleate e rëndësishme e Kosovës.

Çekia është një aleate e rëndësishme e Kosovës dhe një mbështetëse e rrugës euroatlantike të vendit tonë. Gjatë #COP28 falënderova Kryeministrin Petr Fiala për mbështetjen e Çekisë dhe shpreha vendosmërinë tonë për të vazhduar forcimin e lidhjeve tona dypalëshe”, ka shkruar Presidentja Osmani.

Lajme të ngjashme