Osmani takon këshilltarin Special të Trumpit: E falënderova për mbështetjen e palëkundur - NACIONALE

Osmani takon këshilltarin Special të Trumpit: E falënderova për mbështetjen e palëkundur

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Ish-presidentja, Vjosa Osmani, ka takuar këshilltarin special të Trump, Massad Boulos, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e palëkundur të ShBA-së, ndaj Kosovës.

Osmani ka thesuar se Kosova mbetet vendi më pro-amerikan në botë.

E plotë:

Falënderova Këshilltarin Special të Presidentit Trump, z. Massad Boulos, për mbështetjen e palëkundur të Administratës Trump për Kosovën, përfshirë edhe për ftesën e SHBA-ve që Kosova të jetë anëtare themeluese e Bordit të Paqes.

Shpreha gjithashtu shpresën time që kjo mbështetje për popullin e Kosovës do të vazhdojë, ndërsa punojmë së bashku për të avancuar paqen dhe prosperitetin në rajonin tonë dhe më gjerë. Kosova do të vazhdojë të jetë vendi më pro-amerikan në botë.

Lajme të ngjashme