Osmani takon Hovenierin në prag të debatit për Kosovën në KS të OKB-së - NACIONALE

Osmani takon Hovenierin në prag të debatit për Kosovën në KS të OKB-së

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier, me të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit në vend, me fokus në çështjet e sigurisë, por edhe tema të tjera të interesit të përbashkët.

Në prag të debatit për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Presidentja Osmani dhe Ambasadori Hovenier diskutuan edhe për pritshmëritë nga ky debat.

Në këtë takim, prezente ishte edhe drejtoresha e re e USAID-it, Eileen Devitt, të cilën Presidentja Osmani e uroi për pozitën e re.

Ajo shprehu mirënjohje të thellë për mbështetjen e USAID-it dhe konfirmoi rëndësinë e projekteve të mbështetura nga USAID-i, të cilat kontribuojnë në përmirësimin e jetës dhe mirëqenies së qytetarëve. Presidentja Osmani konfirmoi gatishmërinë për vijim të bashkëpunimit të shkëlqyeshëm si deri me tash, duke vënë theksin tek mundësitë e zgjerimit të këtij bashkëpunimi gjithnjë e më shumë.

Lajme të ngjashme