Osmani takon ambasadorin turk, theksohet forcimi i partneritetit Kosovë–Turqi - NACIONALE

Osmani takon ambasadorin turk, theksohet forcimi i partneritetit Kosovë–Turqi

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, me të cilin ka biseduar për marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet aktuale.

Ajo ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj Kosovës, veçanërisht në fushën e mbrojtjes dhe diplomacisë, duke vlerësuar rolin e saj në forcimin e kapaciteteve të FSK-së dhe në procesin e njohjeve ndërkombëtare.

Presidentja ka falënderuar edhe Presidentin Recep Tayyip Erdoğan për përkushtimin ndaj Kosovës, si dhe ambasadorin Angılı dhe Ambasadën e Turqisë për angazhimin e vazhdueshëm.

Gjatë takimit, të dy palët riafirmuan përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit në funksion të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit, ndërsa u përmend edhe ndeshja e ardhshme kualifikuese për Botërorin 2026 mes Kosovës dhe Turqisë, me theks në frymën sportive dhe respektin e ndërsjellë.

Lajme të ngjashme