Osmani takon ambasadorin Rohde: Diskutohet bllokada institucionale dhe bashkëpunimi bilateral - NACIONALE

Osmani takon ambasadorin Rohde: Diskutohet bllokada institucionale dhe bashkëpunimi bilateral

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin gjerman në Prishtinë, Jörn Rohde, me të cilin ka diskutuar zhvillimet e fundit politike në vend, përfshirë ngërçin në procesin e konstituimit të institucioneve të reja.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se u diskutuan edhe pasojat që po shkakton kjo bllokadë politike në procese të tjera të rëndësishme për vendin.

“Në fokus të takimit ishin zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë te procesi i konstituimit të institucioneve të reja. Me këtë rast, u diskutua edhe për implikimet e moskonstituimit të institucioneve në procese të tjera të rëndësishme për vendin.”

Osmani dhe Rohde po ashtu biseduan për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, veçanërisht në kontekstin e zhvillimeve të fundit politike në të dy vendet.

“Gjatë diskutimit, u trajtuan gjithashtu mundësitë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, në dritën e një qeverie të re në Gjermani, si dhe për angazhimin e përbashkët në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë.

Presidentja Osmani falënderoi Gjermaninë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe rikonfirmoi gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në dobi të të dyja vendeve.”

Lajme të ngjashme