Osmani takohet me shefin e BE-së për Kosovë: U diskutua për sigurinë e për zhvillimet e fundit - NACIONALE

Osmani takohet me shefin e BE-së për Kosovë: U diskutua për sigurinë e për zhvillimet e fundit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e vendit Vjosa Osmani, ka pritur në takim shefin e BE-së për Kosovë, Tomas Szunyog.

Sipas komunikatës së Presidencës, aty u diskutua për zhvillimet e fundit, përfshirë sigurinë si dhe për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Kosovës e BE-së.

E plotë:

Vjosa Osmani priti sot në takim shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, z. Tomas Szunyog.

Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, duke përfshirë sigurinë, si dhe bashkëpunimin e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Bashkimit Evropian me qëllim të përmbushjes së objektivave të përbashkëta.

Lajme të ngjashme