Osmani takohet me presidentin e Këshillit të BE-së, kërkon heqjen e të gjitha masave ndaj Kosovës - NACIONALE

Osmani takohet me presidentin e Këshillit të BE-së, kërkon heqjen e të gjitha masave ndaj Kosovës

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me Antonio Costan, president i Këshillit të Bashkimit Evropian.

Osmani ka kërkuar heqjen e të gjitha masave.

Njoftimi:

Në Bruksel u mirëprita nga Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, António Costa.

Mirëpresim vendimin e BE-së për heqjen e pjesshme të masave, përderisa shpresojmë e punojmë që, sa më parë, ato të hiqen në tërësi. Republika e Kosovës ka dëshmuar konstruktivitet, bashkëpunim e përputhshmëri të plotë me politikën e jashtme e të sigurisë të Bashkimit Evropian.

Në takim potencova se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet e përcaktuara nga vetë BE, sado që ato ishin të padrejta, prandaj nuk ka asnjë arsye që të pengohet e shtyhet heqja e masave të tjera të mbetura. Në anën tjetër, shpresojmë që sa më parë, të kemi përkrahjen e të gjitha shteteve anëtare që edhe Kosova, bazuar në merita, të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Lajme të ngjashme