Osmani takohet me presidentin e Kenias në Dubai - NACIONALE

Osmani takohet me presidentin e Kenias në Dubai

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se është takuar me presidentin e Kenias, William Ruto.

Sipas njoftimit të Zyrës së Presidentes, Osmani me Ruto kanë folur për raportet dypalëshe Kosovë-Kenia si dhe zhvillimin e mëtejmë të tyre.

Në takim u diskutua për raportet dypalëshe Kosovë-Kenia si dhe zhvillimin e mëtejmë të tyre. Presidentja Osmani ka theksuar se thellimi i raporteve në mes të dy shteteve është në të mirë të qytetarëve tanë dhe do ta nxisë shkëmbimin ekonomik e tregtar në mes të vendeve tona.” – thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Presidentja Vjosa Osmani takoi presidentin e Kenias, William Ruto

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Dubai, ku po mbahet COP28, konferenca kryesore globale për ndryshime klimatike, ka zhvilluar një takim me presidentin e Republikës së Kenias, William Ruto.

Në takim u diskutua për raportet dypalëshe Kosovë-Kenia si dhe zhvillimin e mëtejmë të tyre. Presidentja Osmani ka theksuar se thellimi i raporteve në mes të dy shteteve është në të mirë të qytetarëve tanë dhe do ta nxisë shkëmbimin ekonomik e tregtar në mes të vendeve tona. Ajo e njoftoi Presidentin e Kenias për sfidat në të cilat ka kaluar Kosova si dhe për të arriturat e shtetit tonë.

Presidentja Osmani dhe Presidenti Ruto rikonfirmuan përkushtimin e përbashkët për të punuar drejt thellimit raporteve në mes të Kosovës dhe Kenias.

Lajme të ngjashme