Osmani takohet me presidenten e re të Maltës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se është takuar për herë të parë me presidenten e Maltës, Myriam Spiteri Debono.
Osmani përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Malta është vend mik i Kosovës.
Ajo tutje tha se ka shprehur mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.
“Në Zvicër, realizova takimin e parë e të përzemërt me Presidenten e re të Maltës, Myriam Spiteri Debono.
Malta është një vend vërtet mik, andaj i shpreha mirënjohjen e thellë Presidentes Spiteri Debono për mbështetjen e vazhdueshme që vendi i saj i ka dhënë Republikës tonë.” – ka shkruar ajo.