Osmani takohet me presidenten e Maqedonisë Veriore, flasin për thellim të bashkëpunimit - NACIONALE

Osmani takohet me presidenten e Maqedonisë Veriore, flasin për thellim të bashkëpunimit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është takuar me presidenten e re të Maqedonisë Veriore, Gordana Siljanovska-Davkova.

Takimi mes tyre ka ndodhur në prag të Samitit të vendeve të Evropës Juglindore (SEECP) që po mbahet në Shkup.

Në prag të Samitit të vendeve të Evropës Juglindore (SEECP), takova Presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova.

Edhe një herë, Presidentes ia urova marrjen e detyrës, gjersa diskutuam edhe për raportet bilaterale Kosovë-Maqedoni e Veriut, si dhe për thellimin e bashkëpunimit në dobi të qytetarëve të të dy shteteve tona.” – ka shkruar ajo.

Lajme të ngjashme