Osmani takohet me përfaqësues të OAK, flasin për provominin e potencialeve ekonomike të vendit - NACIONALE

Osmani takohet me përfaqësues të OAK, flasin për provominin e potencialeve ekonomike të vendit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar gjatë kësaj jave me përfaqësues të Odës Amerikane të Kosovës.

Presidenca përmes një komunikate për media ka njoftuar se në takim kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të Ambasadës Amerikane dhe USAID-it.

“Në takim është diskutuar për koordinim në promovimin e potencialeve ekonomike të Kosovës dhe fuqizimin e dialogut publiko-privat.

Para anëtarëve të Bordit të Guvernatorëve dhe anëtarëve të Këshillit Drejtues të Qendrës së Arbitrazhit të Odës Amerikane, Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e dialogut publiko-privat si proces në të mirë të Kosovës e në shërbim të zhvillimit ekonomik të Kosovës.” – thuhet tutje.

Në fund, presidenca ka thënë:

“Në këtë kontekst, Presidentja Osmani tha se Zyra e Presidentes është vazhdimisht e hapur për koordinim të veprimeve për promovim të potencialit ekonomik të Kosovës dhe shprehu mirënjohje për bashkëpunimin me Odën Ekonomike Amerikane.

Në këtë takim, Presidentja Osmani, foli edhe për kontributin e SHBA-së në fuqizimin ekonomik dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, përfshirë edhe anëtarësimin në organizata të rëndësishme e konventa ndërkombëtare”.

Lajme të ngjashme