Osmani takohet me kryetarin e KQZ-së, diskutojnë për përgatitjet rreth zgjedhjeve
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kryetarin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.
Lajmi është bërë i ditur me një komunikatë për media.
“Në funksion të garantimit të funksionimit kushtetues të institucioneve, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim kryesuesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi për të diskutuar rreth përgatitjeve për procesin zgjedhor për zgjedhjet e rregullta parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt 2025.”, thuhet në njoftim.
“Z. Radoniqi e njoftoi Presidenten për përgatitjet që KQZ-ja po bën lidhur me administrimin e zgjedhjeve, në mënyrë që të gjithë qytetarët të mund të ushtrojnë të drejtën e votës, në një proces zgjedhor të ligjshëm dhe transparent.”