Osmani takohet me Erdoganin: Faleminderit president
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me presidentin turk, Rexhep Erdogan, gjatë qëndrimit të saj atje.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ajo ka falenderuar presidentin turk.
“Faleminderit, President Erdoğan! Për miqësinë, për përkushtimin dhe për mbështetjen për Kosovën!” – ka shkruar ajo.
Në fund, Osmani ka thënë:
“Kënaqësi ta rikonfirmojmë punën tonë të përbashkët për thellimin e raporteve bilaterale dhe fuqizimin e lidhjeve ndërmjet vendeve dhe qytetarëve tanë!”