Osmani takohet me emisarin e Britanisë për Ballkanin: Detaje nga diskutimet
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Britaninë e Madhe është takuar me emisarin britanik për Ballkanin, Lord Peach.
Osmani ka thënë se në takim u diskutua për hapat që duhen për integrimin euro-atlantik të Ballkanit.
“Diskutuam zhvillimet e fundit duke përfshirë hapat e rëndësishëm në dialog, integrimin euroatlantik të Kosovës, si dhe domosdoshmërinë për të forcuar më tej lidhjen dhe bashkëpunimin tonë me Britaninë e Madhe”, ka shkruar Osmani.
Presidentja e vendit ka zhvilluar edhe takime të tjera të rëndësishme në Britani.