Osmani takohet me Emirin e Katarit, e falënderon për raportin me Kosovën - NACIONALE

Osmani takohet me Emirin e Katarit, e falënderon për raportin me Kosovën

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Ish presidentja Vjosa Osmani ka takuar Emirin e Katarit, Sheikh Tamim Bin Hamad Al Thani dhe kryeministrin e këtij shteti Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani.

Osmani tha se ka shprehur mirënjohjen ndaj tyre si dhe ndaj liderëve që kanë mbështetur dhe kanë qëndruar pranë popullit tonë.

E plotë:

Gjatë këtij viti në Forumin Diplomatik të Antalias, ishte kënaqësi të falendëroja liderët që kanë mbështetur vendin tonë dhe kanë qëndruar pranë popullit të Kosovës.

Me këtë rast, shpreha mirënjohjen ndaj Emirit të Katarit, Sheikh Tamim Bin Hamad Al Thani, si dhe ndaj Kryeministrit të Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani

Lajme të ngjashme