Osmani takohet me Clark, i flet për "progresin e Kosovës ndër vite”
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me gjeneralin Wesley K. Clark.
Presidenca përmes një komunikate për media, ka thënë se gjatë takimit është folur për progresin e vendit.
“Në takim me gjeneralin Clark, Presidentja Osmani theksoi progresin e Kosovës ndër vite, duke vënë në dukje punën e vazhdueshme për ta forcuar pozitën e Kosovës në skenën ndërkombëtare, sikurse edhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.
Sipas Presidentes Osmani e ardhmja e Kosovës është e qartë në synimin për integrimin euroatlantik dhe partneritet të qëndrueshëm me Shtetet e Bashkuara.” – thuhet në njoftim.