Osmani takohet me Blinken: Lidhja me ShBA-të është ekzistenciale dhe e pashkëputshme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Sekretarin e SHBA-ve, Antony Blinken, të mërkurën në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Osmani ka thënë se me Blinkenin ka pasur një diskutim të rëndësishëm për të ardhmen euroatlantike të Kosovës dhe fuqizimin ndërkombëtarë të vendit.
“Diskutim i rëndësishëm me Sekretarin Blinken për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, fuqizimin ndërkombëtar të vendit tonë, stabilitetin në rajon, si dhe rëndësinë e bashkërendimit me aleatët.” – ka shkruar Osmani në Facebook.
Më tej, ajo ka thënë se: “Lidhja me ShBA-të është ekzistenciale dhe e pashkëputshme.”
FOTO: