Osmani: Takimi me Blinken ishte i shkëlqyeshëm, diskutuam për suksesin e Kosovës - NACIONALE

Osmani: Takimi me Blinken ishte i shkëlqyeshëm, diskutuam për suksesin e Kosovës

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja Vjosa Osmani është deklaruar pas takimit me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Osmani ka deklaruar se takimi ka qenë i suksesshëm, janë diskutuar tema të cilat kanë të bëjnë për suksesin e Kosovës, derisa ka thënë se edhe një herë është konfirmuar se Kosova nuk ka partnerë më të fuqishëm se SHBA-të.

“Diskutuam tema që kanë të bëjnë me suksesin e Republikës së Kosovës dhe të ardhmen e saj në arenën ndërkombëtare dhe paraqitëm para sekretarit reformat që janë duke u ndërmarr në Kosovë dhe kemi nevojën për mbështetjen e SHBA-së. Ishte një takim i shkëlqyeshëm edhe një herë u konfirmua se Kosova nuk ka partner më të fuqishëm se SHBA-të”.

Lajme të ngjashme