Osmani: Strukturat ilegale në veri mbajnë peng integrimin e komunitetit serb - NACIONALE

Osmani: Strukturat ilegale në veri mbajnë peng integrimin e komunitetit serb

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja Osmani priti në takim të Ngarkuarën me Punë të misionit të SHBA-ve në Kosovë, Anu Prattipati

Presidentja, Vjosa Osmani ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë të misionit të SHBA-ve në Kosovë, Anu Prattipati.

Përmes një komunikate për media nga Presidenca e Kosovës, bëhet e ditur se Osmanit dhe Prattipati kanë biseduar për zhvillimet e fundit në vend, me fokus të veçantë në zhvillimet e sigurisë, si dhe tema të tjera të interesit të përbashkët.

Në takim u diskutua edhe për rëndësinë e bashkërendimit me partnerët e Republikës me qëllim të suksesit të qëndrueshëm në përmbushjen e objektivave të përbashkëta. Tutje, pothuajse një vit pas aktit të agresionit të Serbisë ndaj Kosovës, Presidentja Osmani theksoi se mungesa e llogaridhënies dhe drejtësisë për personat përgjegjës është në dëm të paqes e sigurisë jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon. Ajo potencoi po ashtu se ekzistimi i strukturave ilegale në veri e mbanë peng integrimin e plotë të komunitetit serb, dhe se luftimi i strukturave ilegale është në dobi të vet qytetarëve në atë pjesë dhe të sundimit të ligjit.” – thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme