Osmani: S'kemi nevojë për gara me aleatët kush është më i mençur, por t’i bashkojmë forcat për rezultatin më të mirë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për RTV21, theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit me aleatët strategjikë të Kosovës, duke vënë theks të veçantë në domosdoshmërinë e një qasjeje të bashkërenduar.
Ajo deklaroi se kur aleatët kanë kërkesa tëcaktuara “duhet të ulemi të bisedojmë më korrektesë maksimale” dhe jo të “të bëjmë garë kush është më i mënqur.”
“Ne duhet ta kuptojmë që shpesh herë kur aleatët tanë vijnë te ne me kërkesa të caktuara natyrisht ne e mbrojmë sovranitetin tonë, integritetin territorial, shtetësinë tonë, por për çështje të caktuara duhet të ulemi të bisedojmë më korrektesë maksimale duke i dhënë respektin e meritojën, ne nuk duhet me aleatët tanë të bëjmë garë kush është më i mënçur por t’i bashkojmë forcat dhe menquritë e të gjithvëe në mënyrë që rezultati të jetë me i miri për popullin e Kosovës dhe për aleancat të cilat janë shtyllë e fortë e jona.” – citohet të ketë thënë Osmani.