Osmani shpreson për "zgjerim bashkëpunimi" me Indonezinë teksa uron zgjedhjen e presidentit të ri
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar presidentin e ri të zgjedhur të Indonezisë Prabowo Subianto teksa ka uruar për bashkëpunim edhe më të zgjeruar të ndërsjellë mes Kosovës dhe Indonezisë.
“Shpresoj se presidenca e tij do të kontribuojë në mirëqenien e qytetarëve indonezianë dhe do të ofrojë një mundësi për bashkëpunim të zgjeruar midis vendeve tona”, ka shkruar Osmani në rrjetin e saj në “X”.
I congratulate President-elect @prabowo on his electoral victory.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) February 24, 2024
I hope that his presidency will contribute to the well-being of Indonesian citizens and provide an opportunity for enhanced cooperation between our countries. 🇽🇰🇮🇩