Osmani shpreh ngushëllime për vdekjen e Shirine Morinës: Do të mbahet mend për origjinalitetin në lojën e saj skenike
Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për vdekjen e aktores, Shirine Morina.
Osmani ka thënë se teatri dhe kinematografia kanë humbur një aktore të shuqar e të dashur për publikun.
“Aktorja Shirine Morina do të mbahet mend për origjinalitetin në lojën e saj skenike në teatër dhe rolet e shumta në serialet televizive.” – thuhet ndër të tjera në njoftimin e Zyrës së Presidencës.
Njoftimi i plotë:
Presidentja Vjosa Osmani ngushëllon familjen, miqtë dhe komunitetin kulturor për ndarjen nga jeta të aktores Shirine Morina
Teatri dhe kinematografia humbën sot një aktore të shquar e të dashur për publikun.
Aktorja Shirine Morina do të mbahet mend për origjinalitetin në lojën e saj skenike në teatër dhe rolet e shumta në serialet televizive.
Ju përcjell ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes, miqve dhe komunitetit kulturor!
Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes.