Osmani shpreh ngushëllime për vdekjen e mbretëreshës Elizabetë II: Ishte udhëheqëse e vërtetë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabetë II.
Osmani ka shpërndarë në Twitter deklaratën e saj të plotë pas vdekjes së Mbretëreshës.
Presidentja e Kosovës ka thënë se Mbretëresha Elizabetë II ishte një udhëheqëse e vërtetë dhe grua e jashtëzakonshme.
“Populli i Kosovës është thellësisht i pikëlluar nga lajmi për ndarjen e saj”, thuhet në deklaratën e Osmanit.
Her Majesty Queen Elizabeth II was a true leader and an extraordinary woman who dedicated her life to service for her country.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) September 8, 2022
The people of Kosovo are profoundly saddened by the news of her passing.
My full statement ⬇️ pic.twitter.com/kHrquo4hGZ
Mbretëresha vdiq sot në moshë 96 vjeçare.
Pas saj, Princi Charles është konfirmuar zyrtarisht si Mbreti Charles III.