Osmani shkon në Washington me ftesë të Trumpit, Kosova bashkëthemeluese në Bordin e Paqes - NACIONALE

Osmani shkon në Washington me ftesë të Trumpit, Kosova bashkëthemeluese në Bordin e Paqes

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, ka udhëtuar në Washington, D.C. për të marrë pjesë në Takimin Inaugurues të Bordit të Paqes, së bashku me disa liderë botërorë.

Osmani e ka cilësuar përfshirjen e Kosovës si vend anëtar dhe bashkëthemelues në këtë bord si një ndër zhvillimet më të rëndësishme të politikës së jashtme të viteve të fundit, duke theksuar se ky hap fuqizon subjektivitetin ndërkombëtar të vendit.

Ajo ka ritheksuar përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim të ngushtë me SHBA-të dhe me Bordin e Paqes, me synimin për të kontribuar në paqe, stabilitet dhe bashkëpunim ndërkombëtar.

Lajme të ngjashme