Osmani: Qeveria e bëri hapin e vetë, mësimdhënësit t’i hapin shkollat - NACIONALE

Osmani: Qeveria e bëri hapin e vetë, mësimdhënësit t’i hapin shkollat

3 javë më parë

nga NACIONALE

Lidhur me grevën, kryetarja Vjosa Osmani ka bërë përpjekje për të negociuar mes SBASHK-ut dhe Qeverisë.

Osmani ftoi sindikatat që ta shqyrtojnë këtë paketë ndihme në një konferencë për media, por shtoi se e vetmja zgjidhje afatgjatë do të jetë vetëm miratimi i projektligjit për paga.

Sot me prezantimin e pakos ekonomike, Qeveria ka bërë një hap të rëndësishëm për zgjedhjen e kësaj zgjidhjeje, tani është koha që sindikatat ta tregojnë një vullnet të mirë, që mësimdhënësit t’i hapin shkollat të hënën në mënyrë që të krijohet një atmosferë krejtësisht e re, ku të gjitha palët ulen dhe i i tregojnë kërkesat e tyre”, ka thënë Osmani.

Ajo shtoi se qëllimi i mbajtjes së këtyre seancave sot ishte të frymëzonte qeverinë dhe sindikatat për të marrë pjesë në një bisedë sociale proaktive.

“Këtë përpjekje e kam ndërmarrë me qëllim të inkurajimit të të gjithëve që të përfshihen në një dialog aktiv sovial, dialog që vazhdon, në mënyrë që të mëtohet greva dhe të gjitha palët të angazhohen që procesi mësimor të fillojë." - ka thënë Osmani mes tjerash në konferencën për medie.

Lajme të ngjashme