Osmani pyetet nëse është linjë me Kurtin për dinarin: Metodat mund t’i kemi të ndryshme por qëllimet asnjëherë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pyetur nëse kanë qëndrim të njëjtë me kryeministrin, Albin Kurti sa i përket punës se ndalimi të dinarit serb përmes Rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës.
Osmani ka kërkuar që të anlizohen deklaratat për të parë nëse janë në një linjë me kryeministrin Kurti.
"Mendoj që mund t’i analizoni deklaratat, unë nuk kam pasur mundësi t’i përcjelli të gjitha deklarimet e qeverisë lidhur me këtë temë. Çka mund t’ju siguroj nga të gjitha kontakte me kryeministrin, është se qëllimet i kemi të përbashkëta dhe ajo është mbrojtja e Kushtetutës së vendit, mbrojtja e sovranitetit, shtyrja përpara e sundimit të ligjit në çdo cep të territorit të vendit dhe njëkohësisht arritja e dakordimit me aleatët tanë si përket kësaj çështje” – ka thënë ajo
“Metodat mund t’i kemi të ndryshme por qëllimet asnjëherë.” – ka shtuar ajo gjatë konferencë për media me ministrin e Mbrojtjes së Gjermanisë.