Osmani publikon pamjet nga takimi me Borrell, shihet pranë Ramës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar pamje nga takimi i organizuar të mërkurën nga kryediplomati evropian, Josep Borrell.
Në një drekë të organizuar nga ai, morën pjesë liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor.
“Takimi i djeshëm i organizuar nga përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, në Neë York, për liderët e Ballkanit Perëndimor.” – ka shkruar Osmani.
Ndërkohë, në lidhje me takimin, Borrell shkroi:
“Ishte kënaqësi t’i prisja liderët e Ballkanit Perëndimor për takimin tonë tradicional në margjinat e UNGA79. Rritja e ndikimit keqdashës që minon përpjekjet për reforma në rajon tregon se ne duhet të bashkëpunojmë edhe më ngushtë. Së bashku, ne do ta krijojmë një BE më të sigurt dhe më të begatë”.