Osmani publikon fotografi nga takimi me Elon Musk-in, diskutojnë për "rëndësinë e respektimit të vullnetit të popullit"
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë në ceremoninë e rihapjes së katedrales ikonike Notre-Dame në Paris, ku pati mundësinë të zhvillonte takime me figura të njohura ndërkombëtare.
Një nga takimet ishte ai me miliarderin Elon Musk, me të cilin tha se diskutoi "për efikasitetin dhe efektivitetin e qeverisë, përpjekjet për të luftuar dezinformimin, si dhe rëndësinë e respektimit gjithmonë të vullnetit të popullit."

Po ashtu, presidentja u takua edhe me Donald Trump, presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, si dhe me presidentin francez, Macron.