Presidentja Osmani publikon fotografi me Prindonin nga katedralja historike: Simbol i qëndrueshmërisë dhe bukurisë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ndodhet në Paris, e ftuar nga Presidenti francez, Emmanuel Macron, për ceremoninë e rihapjes së Katedrales Notre-Dame. Ajo ka shpërndarë një fotografi të momentit, ku shihet e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu.
Osmani theksoi rëndësinë simbolike të Katedrales Notre-Dame, duke e cilësuar atë simbol të qëndrueshmërisë dhe bukurisë.