Osmani pret në takim kryesuesin e Komisionit për shqyrtimin dhe vlerësimin e kërkesave për falje - NACIONALE

Osmani pret në takim kryesuesin e Komisionit për shqyrtimin dhe vlerësimin e kërkesave për falje

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim kryesuesin e Komisionit për shqyrtimin dhe vlerësimin e kërkesave për falje, prof. Haki Demolli, si dhe anëtarët e Komisionit.

Kështu është bërë e ditur në një postim në Facebook nga Presidenca e Kosovës.

Në njoftim thuhet se duke theksuar rëndësinë e komisionit, Osmani u ka uruar sukses në përmbushjen e detyrave të tyre, në përputhje me legjislacionin përkatës në fuqi.

Lajme të ngjashme