Osmani priti në takim ambasadorin Hovenier, u diskutua për sigurinë në vend - NACIONALE

Osmani priti në takim ambasadorin Hovenier, u diskutua për sigurinë në vend

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier, me të cilin, siç thuhet në njoftimin e zyrës së presidencës, ka biseduar për situatën e sigurisë në vend, si dhe në fushën e politikës së jashtme dhe të mbrojtjes.

Po ashtu, gjatë takimit u diskutua për vazhdimin e koordinimit mes institucioneve të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në adresimin e çështjeve prioritare.

Lajme të ngjashme