Osmani pret në takim Shefin e ri të zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim Shefin e ri të Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav.
Përmes një komunikate, presidenca ka njoftuar se Osmani i ka uruar atij mirëseardhe:
“Presidentja i uroi mirëseardhje dhe sukses ambasadorit Orav përgjatë mandatit të tij, gjersa ritheksoi përkushtimin dhe angazhimin e vazhdueshëm të Republikës së Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Presidentja Osmani ka thënë se Kosova vazhdon të jetë në ballë të reformave në të gjitha fushat, duke harmonizuar legjislacionin e saj me atë të BE-së, si dhe duke qenë plotësisht e bashkërenduar me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së. Tutje, Presidentja theksoi se Kosova ka mbushur të gjitha kushtet për ta fituar statusin e vendit kandidat të BE-së.”
Komunikata e plotë: