Osmani pret në takimin ambasadorin e ri të OSBE-së, Gerard McGurk
Presidentja Vjosa Osmani ka pritur dje në takim njoftues Ambasadorin e ri të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk.
Gjatë takimit, Presidenca tha se Osmani shprehu mirënjohje për partneritetin e gjatë dhe të qëndrueshëm që OSBE-ja ka ndërtuar me institucionet dhe qytetarët e Kosovës.
“Në takim, Presidentja Osmani ritheksoi përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim të ngushtë me OSBE-në në procesin e reformave, transparencës institucionale dhe të drejtave të njeriut”, thuhet në njoftim.