Osmani pret në takim shefen e ambasadës amerikane, flasin për zhvillimet e fundit në vend - NACIONALE

Osmani pret në takim shefen e ambasadës amerikane, flasin për zhvillimet e fundit në vend

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim shefen e ambasadës amerikane, Anu Prattipati.

Në një njoftim për media, presidenca ka njoftuar se në takim u diskutua rreth zhvillimeve të fundit në vend.

“Në takim u diskutuan zhvillimet e fundit në vend, situata e sigurisë në Kosovë dhe në rajon, si dhe ecuria e formimit të institucioneve të reja.

Gjithashtu, gjatë takimit u trajtuan edhe një sërë çështjesh të tjera që lidhen me marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me theks të veçantë në fushat me interes të përbashkët, në veçanti fushën e mbrojtjes, si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen” – thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme