Osmani pret në takim Admiralin Wikoff: Mirënjohje për angazhimin e NATO-s - NACIONALE

Osmani pret në takim Admiralin Wikoff: Mirënjohje për angazhimin e NATO-s

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidentja Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në një takim zyrtar Admiralin amerikan, George M. Wikoff, i cili mban postin e komandantit të Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli (JFC Naples).

Në njoftimin e saj lidhur me takimin, Presidentja Osmani bëri të ditur se e ka uruar Admiralin Wikoff për marrjen e detyrës së re, duke rikonfirmuar bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe strukturave të Aleancës Veri-Atlantike.

“E mirëprita sot në takim Admiralin amerikan George M. Wikoff, komandantin e Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, të cilin e urova për detyrën e re dhe ritheksova mirënjohjen tonë ndaj NATO-s në këto 26 vite të angazhimit të tyre në Kosovë.

Kosova mbetet një partner i besueshëm dhe i përkushtuar për siguri dhe paqe.” – ka shkruar Osmani.

Lajme të ngjashme