Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadorje e re e Mbretërisë së Holandës
Presidentja Vjosa Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Mbretërisë së Holandës, Karin Boven
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim ambasadoren e re të Mbretërisë së Holandës, Karin Boven, me rastin e dorëzimit së letrave kredenciale.
“Presidentja Osmani e uroi ambasadoren për detyrën, gjersa potencoi raportet e shkëlqyera bilaterale midis Kosovës e Holandës. Në këtë frymë, Presidentja Osmani shprehu përkushtimin e saj për të vazhduar bashkëpunimin e shkëlqyer edhe gjatë mandatit të ambasadores.” – thuhet në njoftimin e Presidencës.
Presidentja po ashtu shprehu mirënjohjen e Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Holandës ndaj Republikës së Kosovës, përfshirë edhe mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në institucionet euroatlantike.