Osmani përsërit Kurtin: Jemi vendi me përmirësimin më të madh në sundimin e ligjit në Evropë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se e ardhmja evropiane është ambicia jonë.
Ky ishte mesazhi kryesorë i Kosovës në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, sipas shefes së shtetit.
Osmani po ashtu, në të njëjtën linjë me kryeministrit Kurti, përsëri ka thënë se Kosova ka përjetuar përmirësimin më të madh në sundimin e ligjit në Evropë, luftën kundër korrupsionit, sigurisë dhe forcimit të vlerave të përbashkëta demokratike dhe evropiane.
Ajo po ashtu ka thënë t’i ketë inkurajuar partnerët evropianë që procesi i liberalizimit të vizave të përfundojë ë mënyrë që të ecet përpara.