Osmani përkujton miken e Kosovës: Do ta kujtojmë përgjithmonë kontributin e Albright - NACIONALE

Osmani përkujton miken e Kosovës: Do ta kujtojmë përgjithmonë kontributin e Albright

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nderuar ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.

Në dy vjetorin e vdekjes së mikës së madhe të Kosovës, Osmani ka bërë homazhe te busti i ish-sekretares amerikane.

Në llogarinë e saj në platformën “X”, ajo ka shkruar se Kosova ta kujtojë përgjithmonë kontributin e saj këmbëngulës për lirinë e kosovarëve.

“Në dyvjetorin e ndarjes nga jeta, ne nderuam ish-sekretaren Madeleine Albright. Trashëgimia e saj është skalitur jo vetëm në faqet e historisë sonë, por edhe në strukturën e vendit tonë. Ne do ta kujtojmë përgjithmonë kontributin e saj këmbëngulës për lirinë dhe demokracinë tonë”, ka shkruar Osmani.

Lajme të ngjashme