Osmani përkujton Deklaratën e 2 Korrikut të vitit 1990: Është dita kur u hodhën themelet e Republikës - NACIONALE

Osmani përkujton Deklaratën e 2 Korrikut të vitit 1990: Është dita kur u hodhën themelet e Republikës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut të vitit 1990.

Në 35-vjetorin e shpalljes së kësaj deklarate, Osmani ka treguar për rëndësinë e këtij akti.

Ajo ka vlerësuar se 2 Korriku i vitit 1990 është dita kur u hodhën themelet e Republikës.

“Sot kujtojmë me krenari Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut, të shpallur nga 114 delegatë të Kuvendit të Kosovës para dyerve të këtij institucioni të mbyllura dhunshëm nga regjimi kriminal i Serbisë. Me këtë akt historik, i cili i parapriu Kushtetutës së Kaçanikut më 7 shtator, gra e burra, sfiduan regjimin dhe i dhanë zë vullnetit të popullit për Kosovën Republikë, duke e hapur rrugën drejt pavarësisë dhe lirisë. Kjo ditë guximi dhe vizioni mbetet themel i shtetësisë sonë. Nderim i përhershëm për delegatët e 2 Korrikut, trasuesit e ëndrrës për Kosovën e lirë dhe sovrane”, ka vlerësuar Osmani.

Lajme të ngjashme