Osmani për Urën e Ibrit: Jemi tetë vite me vonesë në hapjen e saj
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se Ura e Ibrit duhet të hapet ngase “jemi tetë vite me vonesë”.
Por, në hapjen e saj, ajo tha se duhet parë “koordinim të plotë” me aleatët e sigurisë së Kosovës dhe se për këtë gjë janë pajtuar edhe me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, para mëse një muaji.